AKTUALITET

Emrat/ Arrestimi i tre shqiptarëve në Belgjikë, mes tyre një grua, ja sa vite burg rrezikojnë

19:18 - 15.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre shqiptarë rrezikojnë nga 6 vite burg për trafik klandestinësh me varkë në Detin e Veriut, nga një gjykatë belge.




Në prangat e policisë së Belgjikës kanë rënë shtetasit Drilon L., 26 vjeç, Eliona B., 44 vjeç dhe Areklon Z., si dhe një gjobë prej 48 mijë eurosh për këtë të fundit.

Ngjarja ka ndodhur më 20 shtator të vitit 2022, ku roja bregdetare arriti të nxjerrë në breg gjashtë burra dhe një grua refugjatë pas një operacioni shpëtimi. Varka drejtohej nga Drilon L., i cili kishte udhëtuar nga qyteti i Liège me një furgon për në De Panne. Furgoni tip “Mercedes” drejtohej nga bashkatdhetaria e tij Eliona B. 44-vjeçarja ka deklaruar për autoritete belge se urdhrin e kishte marrë nga Areklon Z., dhe se do të merrte 200 euro për këtë shërbim.

Sipas asaj që shkruajnë mediat belge, vendimi për tre shqiptarët do të jepet më 3 janar të vitit të ardhshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.