AKTUALITET

Bisedat që “fundosën” shefin e policisë, kërkoi në Tims 2 vëllezërit që do vriteshin

20:46 - 22.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i SPAK, në të cilin ranë në pranga ish-drejtuesi i policisë, Erzen Breçani dhe shefi i krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.




Janë zbardhur bisedat në Sky Ecc që shefi i krimeve Dedan Gjoni ka pasur me Ismail Zenelin dhe persona të tjerë, lidhur me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela, për të cilët ishte thurur një plan vrasjeje.

Nga përgjimet e Sky rezulton se me datë 09.02.2021, shtetasit Ismail Zeneli dhe Bujar Ajeti kanë shkuar në Elbasan të takohen me, Dedan Gjonin, i cili në këtë periudhë ka qenë i punësuar pranë Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Shtetasi Ismail Zeneli ka hyrë në ambientet e Drejtorise Vendore të Policisë Elbasan në zyrën e Dedan Gjonit dhe ka marrë informacione nga sistemet TIMS dhe E-Gjoba lidhur me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela.

Zbardhja e bisedës

Ne orën 08:52:47 Ismail Zeneli komunikon me përdoruesin Dedan Gjoni dhe i dërgon mesazhet:

Ismail Zeneli-Mgies, Si t’kam, A je në punë…

Dedan Gjoni- Gjes.

Ismail Zeneli-Të vij të takoj..

Dedan Gjoni-Po në zyre…

Ismail Zeneli-Po vi andej..

“Y”-Ok, Këtu me ke..

Ismail Zeneli-Ok

Ne këto orë, shtetasi Ismail Zeneli ka qenë në kryeqytet pasi në orën 08:56:16 ka komunikuar në grupin e gatit dhe i tregon që është në Kamëz. Ai ka dërguar mesazhet:

Ismail Zeneli-A po del ne kamerë

“Z”-Po mor daj. Për sa je në Kamëz…

Ismail Zeneli-Ktu jam.

Në orën 11:09:26 shtetasi Ismail Zeneli komunikon me Dedan Gjonin dhe i tregon që ka mbërritur në Elbasan. Ata shkëmbejnë mesazhet:

Ismail Zeneli-Shok, Jam këtu

Dedan Gjoni-Dola.

Ismail Zeneli- Shok jam me ca familjarë. Takohemi 5 min.

“Y”-Unë dola. Haha. Ok Me thuaj kur të lirohesh..


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.