Kryesore

I ofruan 1.1 milionë euro në javë, ish-futbollisti i Realit refuzoi ofertën e bujshme nga Arabia: Kam boll para!

11:27 - 22.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhon Obi Mikel, mesfushori nigerian që luajti për pesë sezone me Eden Hazardin te Çelsi, ka zbuluar se ishfutbollisti belg ka refuzuar më shumë se 1.1 milionë euro në javë për të luajtur në Ligën e Arabisë Saudite.




Në një rrëfim të bërë për Rio Ferdinandin, Oli Mikel ka treguar për vendimin e Hazardit dhe shpjegimin që ai ka dhënë për jo-në drejtuar sauditëve.

“Kam biseduar shpesh me Hazardin dhe një ditë e pyeta nëse dëshironte të vinte në Arabinë Saudite ku do të fitonte më shumë se 1.1 milionë euro në javë. E dini përgjigjen e tij? Më tha: ‘Dëgjo Xhon, unë kam shumë para. Ti e di se si jetoj unë. Nuk shpenzoj shumë para. Kështu që tani kam boll para për të jetuar me familjen time dhe për të rritur fëmijët e mi’”, tregoi Obi Mikel.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.