Kronikë

Shisnin bizhuteri të kontrabanduara, e pësojnë keq pronarët e 7 argjendarive në Tiranë

09:48 - 23.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sektori kundër Krimit Ekonomik në DVD Tiranë ka proceduar penalisht pronarët e 7 argjendarive në Tiranë, pasi shisnin bizhuteri të kontrabanduara.




Në subjektet e tyre janë gjetur bizhuteri si varëse, byzylykë, unaza etj, me mbishkrimin “Pandora”, të cilat nuk i justifikonin me fatura doganore dhe tatimore, e të dyshuara kontrabandë.

Këto subjekte nuk kanë të drejtë të tregtojnë bizhuteri “Pandora”, pasi është markë e mbrojtur.

Njoftimi i policisë:

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tregtonin sende me vlerë (bizhuteri) të një marke të mbrojtur, të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore, procedohen penalisht 7 shtetas.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, finalizuan operacionin policor të koduar “Second hand”.

Në kuadër të tij u proceduan penalisht shtetasit G. S., 36 vjeç, F. D., 27 vjeç, M. B., 44 vjeçe, I. B., 37 vjeçe, F. S., 29 vjeç, I. I., 33 vjeç, F. A., 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Këta shtetas tregtonin në 7 dyqanet e tyre, tregtonin sende me vlerë (bizhuteri) të një marke të mbrojtur, të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të sendeve me vlerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.