Kronikë

“E ka hangër”/ Si Erzen Breçani njoftoi personazhin e botës së krimit për përgjuesit e vendosur nga policia në lokal: E paskan bombardu stanin! Kush paska qen aj motër q*r

12:37 - 24.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazeta Panorama Online ka zbuluar detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Posaçme për grupin e strukturuar kriminal, ku ranë në pranga zyrtarë dhe ish-zyrtarë policie, përfshirë ish-nëndrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.




Sipas përgjimeve të zbardhura në bisedat e personazhit të njohur të botës së krimit, Bujar Ajeti në aplikacionin SkyECC me një person tjetër i identifikuar me kodin J35P60, ai tregon se si Erzen Breçani i dha informacion mbi disa përgjues të vendosur nga policia në një lokal.

Pjesë nga përgjimet:

Me datë 14.08.2020 ora 14:37:12, Bujar Ajeti duke përdorur CC4RE2 bashkëbisedon dhe i tregon komunikuesit tjetër që tek lokali ku qëndrojnë ato, policia ka vënë përgjues dhe informacion e ka marrë nga Erzen Breçani. Kështu, CC4RE2 dërgon mesazhet: “…Sdi qa me t than… E paskan pas bombardu stanin e hoxhes…Me pergjusa… Mos pejt…”.

Me datë 15.08.2020 ora 18:23:54, Bujar Ajeti duke përdorur CC4RE2 komunikon me përdouresin J35P60 ku flitet rreth faktit që e kanë përgjuar dhe se kush ja ka dhënë këtë informacion.

Ata zhvillojnë bisedën:

J35P60–Po cne aty duke ju pergju juve me lale…Si esht puna…Kush paska qen aj moterqir…

Bujar Ajeti –O lale fije e per pe…Ropqirt…Ifoni lale… Qe mbajm me vete…Pa e hap fare…I fikem…Komplet…

J35P60–He mos ja fút kot…

Bujar Ajeti: –I pergjo..Po lale…100 %…Po po…Me ane te imeit…”

Në orën 18:26:39 Bujar Ajeti dërgon mesazhet ku dyshohet se me fjalën “erz”i referohet Erzen Breçanit, ai dërgon mesazhet “…Mu kan qen tu m pergju…E ka hanger ai tjetri…Erz…Ato lart… O lale…E kan. bo… Te tiranes…Pash zotin mos fol me kan…Se qija ropt pastaj…Maje per vete qa folëm bashke…Sjam tu i zane bese as ktij tani…”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.