Kronikë

Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke u ofruar para, e pëson shoferi që po drejtonte mjetin në gjendje të dehur

13:25 - 26.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.




Në momentin që e ka ndaluar policia, ai ka tentuar të korruptojë efektivët duke u ofruar një shumë para. Në këtë moment, të riut iu vunë prangat.

Njoftimi i policisë:

Respektimi i ligjit dhe integriteti, janë elemente thelbësore për një shoqëri!

Së fundmi, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë, efektivët e Policisë Rrugore  kanë ndaluar një shtetas që drejtonte automjetin në gjendje të dehur , i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.

Ky veprim jo vetëm që shkel ligjin , por minon edhe besimin në institucionet tona.

Jemi të ndërgjegjshëm dhe zgjedhim rrugën e drejtësisë dhe integritetit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.