Kryesore

Ndryshon plotësisht situata, Interi i “çmendur” barazon dhe ka epërsi numerike. Benfika me 10 (VIDEO)

23:03 - 29.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kristjan Asllani ka përsëri mundësinë sot të tregojë vlerat e tij në një nga skenat më të rëndësishme të futbollit botëror. Mesfushori i kombëtares shqiptare është titullar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve që Interi luan në transfertë ndaj Benfikës.




Zikaltrit kanë siguruar kualifikimin në turin tjetër dhe për këtë arsye, trajneri Inzagi ka vendosur që të bëjë rotacion të gjerë të skuadrës. Në këtë rotacion, është pikërisht Asllan ai që ka çelësat e mesfushës së ekipit që gjithsesi e ka këtë një ndeshje të rëndësishme për të garantuar vendin e parë në grup

REZULTATET LIVE

REAL SOCIEDAD-SALCBURG 0-0

BENFIKA-INTER 3-3
5′, 13′, 34′ Zhoao Mario / 51′ Arnautoviç, 58′ Fratesi, 73′ (p) Sançez

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Predhë e Barelas në qendër të zonës, shtylla shpëton vendasit. (VIDEO)

90’+3’ Dimarko nga e majta harkon në zonë, Lautaro me kokë nuk gjen portën e vendasve.

90′ Jepen 9 minuta shtesë.

89’ Rafa niset në të djathtën dhe gjuan në diagonale, topi shkon jashtë mes protestave të vendasve për një prekje të Bisek. (VIDEO)

86’ VAR-i fton gjyqtarin të shohë pamjet për një faull të Antonio Silva ndaj Barela. Gjyqtari i tregon kartonin e kuq futbollistit vendas. (VIDEO)

83’ Aksion i shpejtë i vendasve me Di Marian i cili gjuan nga jashtë zonës, por gjen përgjigjen e Auderos. (VIDEO)

79’ Interi tashmë tenton edhe fitoren me aktivizmin brenda pak minutash të Dimarko dhe Lautaro Martinez.

75’ Di Maria nis topin në shtyllën e dytë për Tengshted, ky i fundit nuk ia del të devijojë para portës. (VIDEO)

72’ GOOOL INTERI! Shënon Sançez me penallti. (VIDEO)

69’ Penallti për Interin pas faullit të Otamendi ndaj Turam. (VIDEO)

68’ Interi tenton të kthejë ndeshjen tani me aktivizimin e Turam, Barela dhe Kuadrado në vend të Darmian, Arnautoviç dhe Klasen.

64’ Kundërsulm i shpejtë i Benfikës, Tengshted është i vetëm dhe provon të gjuajë, Bisek devijon duke shpëtuar portën. (VIDEO)

62’ Di Maria provon të ndryshojë disi rrjedhën e ndeshjes, në minuta të dominuar nga Interi, por gjuajta e tij pritet nga Audero.

58’ GOOOL INTERI! Pas një harkimi nga e majta, Açerbi gjen Fratesin i cili shënon në portën e vendasve. (VIDEO)

51’ GOOOL INTERI! Pas zhvillimit të një goditje këndi, Arnautoviç përfiton nga devijimi i Trubin për të çuar tipin në rrjetë, Goli jepet nga VAR pasi vijërojtësi e kishte anuluar për pozicion jashtë loje (VIDEO)

50’ Aleksis Sançez provon me një goditje dënimi, Trubin devijon mbi traversë. (VIDEO)

49’ Harkim nga e djathta e sulmit në anën tjetër për Karlos Augusto, gjuajtja e këtij të fundit devijohet nga Trubin në këndore. (VIDEO)

46’ Asnjë ndryshim në fillimin e pjesës së dytë nga ekipet.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me tre gola dhe dominim thuajse total të vendasve.

43’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, Karlos Augusto ka mundësinë të gjuajë në portë nga e majta por fluturon topin mbi traversë. (VIDEO)

34’ GOOOL BENFIKA! Vazhdon hakmarrja e Zhoao Marios i cili shënon golin e tretë ndaj ish-skuadrës. (VIDEO)

24’ Aksion i shpejtë i Interit me Fratesin i cili nis Arnautoviç, por ky i fundit ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Trubin. (VIDEO)

23’ Aksion i gjatë i portugezëve me Di Marian i cili tenton nga jashtë zonës, pa gjetur rrjetën. (VIDEO)

13’ GOOOL BENFIKA! Asllani humb topin pranë zonës dhe nis një aksion të rrezikshëm nga e djathta për miqtë, të cilët finalizojnë me Zhoao Mario i cili mposht për herë të dytë Auderon. (VIDEO)

11’ Tengshted nga ana tjetër vë në provë Auderon me një gjuajtje nga e majta. (VIDEO)

10’ Asllani mundohet të ringjallë Interin me një gjuajtje nga jashtë zonës që përfundon në duart e Trubin.

5’ GOOOL BENFIKA! Gjuajtja e parë në portë e portugezëve sjell avanatzhin me Zhoao Mario, Por këtij të fundit i duhet të presë VAR-in për festën pasi fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Portugali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.