LAJMI I FUNDIT

Zhoao Mario i pamëshirshëm ndaj Interit, i shënon edhe golin e tretë ish-skuadrës (VIDEO)

21:46 - 29.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kristjan Asllani ka përsëri mundësinë sot të tregojë vlerat e tij në një nga skenat më të rëndësishme të futbollit botëror. Mesfushori i kombëtares shqiptare është titullar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve që Interi luan në transfertë ndaj Benfikës.




Zikaltrit kanë siguruar kualifikimin në turin tjetër dhe për këtë arsye, trajneri Inzagi ka vendosur që të bëjë rotacion të gjerë të skuadrës. Në këtë rotacion, është pikërisht Asllan ai që ka çelësat e mesfushës së ekipit që gjithsesi e ka këtë një ndeshje të rëndësishme për të garantuar vendin e parë në grup.

REZULTATET LIVE

REAL SOCIEDAD-SALCBURG 0-0

BENFIKA-INTER 3-0
5′, 13′, 34′ Zhoao Mario

NGJARJET KRYESORE

34’ GOOOL BENFIKA! Vazhdon hakmarrja e Zhoao Marios i cili shënon golin e tretë ndaj ish-skuadrës. (VIDEO)

24’ Aksion i shpejtë i Interit me Fratesin i cili nis Arnautoviç, por ky i fundit ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Trubin. (VIDEO)

23’ Aksion i gjatë i portugezëve me Di Marian i cili tenton nga jashtë zonës, pa gjetur rrjetën. (VIDEO)

13’ GOOOL BENFIKA! Asllani humb topin pranë zonës dhe nis një aksion të rrezikshëm nga e djathta për miqtë, të cilët finalizojnë me Zhoao Mario i cili mposht për herë të dytë Auderon. (VIDEO)

11’ Tengshted nga ana tjetër vë në provë Auderon me një gjuajtje nga e majta.

10’ Asllani mundohet të ringjallë Interin me një gjuajtje nga jashtë zonës që përfundon në duart e Trubin.

5’ GOOOL BENFIKA! Gjuajtja e parë në portë e portugezëve sjell avanatzh9n me Zhoao Mario, Por këtij të fundit i duhet të presë VAR-in për festën pasi fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Portugali.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.