Kronikë

Dhunoi grua e tij dhe mbante armë zjarri pa leje, Gjykata jep masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Fushë Krujës

10:43 - 05.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish drejtorin e burgut Durim Toska, i cili dhunoi pak ditë më parë bashkëshorten e tij.




Durim Toska u arrestua mbrëmjen e 2 dhjetorit në Pogradec, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet edhe armë zjarri me municion të cilën 52-vjecari e posedonte pa lejë.

Toska u arrestua nga policia rreth një ore pasi ministria e Drejtësisë informoi për shkarkimin e tij nga posti i Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Drejtësisë, Toska është shkarkuar nga ministri i Ulsi Manja, me propozim të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, për cenimin e kritereve etike e ligjore.

“Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga z. Durim Toska. Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë”, njofton Ministria e Drejtesisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.