Kronikë

Përndiqte prej disa muajsh një vajzë, arrestohet 27-vjeçari. Ja çfarë ju gjet në banesë

13:46 - 05.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 27 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se përndoqi një shtetase për disa muaj.




Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. C., 27 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Mësohet se në banesën e të riut, policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe ka sekuestruar një sasi municioni luftarak.

“Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur një shtetase, për disa muaj. Gjatë kontrollit në banesën e  tij, në Shijak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale” informoi policia e Tiranës. I ndaluar është shtetasi A. C., 27 vjeç, banues në Shijak, Durrës”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.