Kronikë

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, dalin pamjet nga momenti i rrëmbimit, dy automjete kalojnë njëri pas tjetrit

17:42 - 07.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Publikohen pamjet ku shihen automjetet në të cilat është transportuar 14-vjeçarja Vanja Gorçevska (Gjorçevska) pas rrëmbimit të saj.




Nga pamjet e kamerave të sigurisë, shihet kur dhe si ka ardhur vajza në fshatin Brazdë, si dhe kohën e saktë se kur i është djegur automjeti. Rreth orës 7:55, një makinë kalon në këtë rrugë të frekuentuar ndërsa automjetit i është djegur rreth orës 09:37.

Makina është filmuar duke nxituar drejt fshatit Brazdë, në momentin kur ka qenë në Vizbegovë, e cila është rreth 15 minuta larg vendit ku është gjetur trupi i Vanjës. Nuk dihet nëse në automjet ndodheshin Vanja e rrëmbyer, Ljupçe apo ndonjë nga të dyshuarit tjerë.

Në video shihet se në “citroen” ka qenë një shofer dhe një pasagjer, të veshur me kapele të zeza, por edhe se pjesa e pasme e veturës duket bosh, edhe pse shihet diçka që të kujton një çantë të bardhë, transmeton Blic.

Kamera, e cila është vendosur në një pronë private, tregon Renault Kango duke kaluar i pari dhe më pas Citroen i vjedhur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.