Kronikë

Vrau dhëndrin pas sherrit për kujdestarinë e fëmijëve, burg përjetë për Mexhit Picarin. Ja me sa vite u dënua e bija

13:52 - 07.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka shpallur vendimin për Mexhit Picarin dhe të bijën Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen për vrasjen e Kudret Saliaj.




Gjykata vendos dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin. Sakaq, Dhurata Saliaj u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 30 vite burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku 53-vjeçari vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës, Kudret Saliaj, të cilët ishin në proces divorci. Vrasja e 41-vjeçarit ndodhi pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Kudret Saliaj ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij kur vjehrri iu afrua dhe e qëlloi për vdekje. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba.

Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t’i takonte në prani të psikologes!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.