Kronikë

Policia reagon për grabitjen në Tiranë: Tre persona tentuan të vidhnin një banesë

20:57 - 09.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre persona tentuan grabitjen e banesës në kryeqytet, reagon Policia: Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës për kapjen e autorëve.




Policia ka dalë me reagim zyrtar në lidhje me tentativën e grabitjes në fshatin Prush të Tiranës ku bën me dije se autorë janë tre persona.

Sipas bluve të Tiranës, autorët janë futur në banesë për të grabitur, por shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.

Banesa qe u tentua të grabitej, fshati Prush Tiranë
Banesa qe u tentua të grabitej, fshati Prush Tiranë
Në momentin e përballjes ka patur shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë.

Autorët kanë mundur të largohen nga vendngjarja, ndërsa policia bën me dije se “Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”.

Njoftimi i policisë:

 

Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.