BLUETOOTH

Nga tradhtia tek zhgënjimet, ja disa nga arsyet që çojnë në debate të forta çiftin

16:41 - 12.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Martesa është një marrëdhënie dhe lidhje, kryesisht midis një burri dhe një gruaje, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në ekzistencën dhe në mbarëvajtjen e familjes. Përcaktimi i saktë i martesës ndryshon historikisht, si midis, ashtu edhe brenda kulturave, por sidoqoftë ruhet koncepti bazë i saj si një lidhje shoqërore e sanksionuar në një marrëdhënie të caktuar seksuale.




Tradhtia: Njëri nga partnerët gjen kënaqësi në seksin jashtëmartesor.

Pushteti: Disa burra dhe gra nuk falin që të kenë njëfarë pushteti mbi bashkëshortin. Kështu, kur lind një debat, përdorin një ngjarje të së shkuarës si pretekst për ta marrë situatën në kontroll.

Mëria: Vragat e së shkuarës mund të kërkojnë kohë që të shërohen. Njëri nga bashkëshortët mund të thotë të kam falur, por mban mëri për atë që ka ndodhur, ndoshta duke pritur të marrë hak.

 

Zhgënjimet: Disa martohen të bindur se martesa do t’u shkojë si në përralla. Kur lindin mosmarrëveshje, ngulin këmbë t’u dalë e vetja dhe habiten si është e mundur që njeriu ideal i jetës mendon ndryshe. Kur pretendojmë gjëra përtej realitetit, priremi më shumë të gjejmë të meta sesa të falim.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.