Kryesore

Ulje temperaturash dhe reshje shiu dhe bore në këto zona/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

07:29 - 16.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet fillimisht ditën e Shtunë nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme ndërsa për ditën e Diel pritet përimrësimi i situatës meteorologjike.




Në këtë mënyrë per ditën e nesërme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra. Në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por kryesisht në lartësitë mbi 700 metër si në verilindje ashtu dhe juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Vlen për tu theksuar se duke filluar nga dita e nesërme por kryesisht dita e Diel pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale si dhe rënie në ato të mesditës, cka lidhet dhe me formimin e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje./shmu


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.