Kryesore

Çmimi “Trajneri i Vitit 2023”, Shehi e fiton për herë të dytë radhazi: De Biazi ka qenë një indicie e madhe…

19:50 - 18.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Orges Shehi fitoi çmimin e “Trajnerit të vitit 2023”. Ish-trajneri i Tiranësh aktualisht është pa skuadër, teksa arriti të bënte mjaft mirë me bardheblutë gjatë këtij viti kalendarik.




Ky çmim Shehit iu dorëzua nga dy ish-trajnerët e Kombëtares, Xhani De Biazi dhe Edi Reja. Ndërkohë në prononcimin e dhënë menjëherë pas çmimit të fituar Shehi ndër të tjera u shpreh:  

“Ndihem shumë i ndëruar që jam këtu mes dy personaliteteve dhe figurave shumë të mëdhaja të futbollit tonë dhe atij Europian si Reja dhe De Biazi.  

De Biazi ka qenë një indicie e madhe dhe shumë e fortë e imja për të t’iu futur rrugës së trajnimit. Ndihem i vlerësuar dhe shumë krenar që vij në këtë podium për herë të dytë radhazi. Edhe pse vitet nuk ngjajnë me njëri-tjetrin edhe për shkak të dinamikave dhe situatave.  

Jam shumë i kënaqur për këtë ccmim. Dua të falenderoj gjithë trajnerët dhe kapitenët që më kanë votuar, por si dhe ish-klubin tim Tirana”, deklaroi Shehi.  

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.