AKTUALITET

EMRI/ Dyshohet se plagosi me armë zjarri tre të rinj grek, vihet në pranga njëri prej autorëve, në kërkim bashkëpunëtori i akuzuar për vrasjen e…

10:40 - 18.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është vënë në pranga njëri prej shqiptarëve të dyshuar për plagosjen me armë zjarri të tre të rinjve grekë dy ditë më parë në Greqi, jashtë një lokali nate.




Mediat greke shkruajnë se në pranga ka rënë 33-vjeçari Emiliano Jakupi, i cili akuzohet si bashkëpunëtori i të armatosurit që ka qëlluar.

Ndërkohë është identifikuar dhe bashkëpunëtori i tij, i cili është shpallur në kërkim për ngjarjen dhe konsiderohet me rrezikshmëri shumë te lartë.

Mësohet se ai ishte shpallur më parë në kërkim për vrasjen e 40-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami dhe i lidhur me grupet shqiptare të trafikut të drogës në Itali.

Si ka ndodhur ngjarja

Konflikti mes dy shqiptarëve dhe një grupi të rinjsh grekë, të cilët ishin nga ishulli i Kretës, ka nisur kur këta të fundit kanë bërtitur në drejtim të një fuoristradë tip “Range Rover” që po kalonte aty. Dy shqiptarët  kanë zbritur nga makina luksoze duke iu drejtuar grupit të të rinjve.

Tre prej grekëve kanë filluar të debatojnë me dy shqiptarët dhe brenda pak sekondave ka nisur një konflikt fizik. Në këtë moment njëri nga shqiptarët nxjerr armën dhe qëllon me gjakftohtësi, fillimisht të riun që ishte më agresiv, më pas edhe dy të tjerët.

Mësohet se dy prej të plagosurve të cilët janë edhe vëllezër janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa shoku i tyre është gjithashtu i shtruar në spital, por me lëndime më të lehta.

Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët janë të njohur për policinë greke, pasi janë pjesëtarë të grupit “Lions” të cilët akuzohen edhe për vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami nga Delvina në 21 shkurt 2023.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.