Kronikë

EMRI/ U qëllua katër herë me armë zjarri nga në person që lëvizte me biçikletë, zbardhet identiteti i “shënjestrës” në Shkodër

09:58 - 18.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj një personi mëngjesin e sotëm në Shkodër.




Sipas informacioneve mësohet se autori ka qenë me biçikletë dhe ka qëlluar 4 herë me pistoletë në drejtim të 40-vjeçarit Aleksandër Curri, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën, në zonën e këmbimit valutor.

Më pasi ai është larguar në drejtim të kryqëzimit të ish-Degës dhe policia është vendosur në ndjekje të autorit.

Një prej dëshmitarëve, shprehet se i plagosuri kishte marrë plumb në stomak dhe ka qëndruar i shtrirë për 10 minuta para se të vinte ambulanca.

“I dhashë ndihmën, isha duke lypur. Shkova me vrap e pashë. Autorin nuk e njoh. I plagosuri ka qëndruar i shtrirë për 10 minuta, shkova unë e para dhe kërkova ndihmë, derisa erdhi një efektiv i policisë rrugore. Kishte marrë plagë në stomak, kishte shumë gjak” u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.