BLUETOOTH

FOTO/ Pasi u përfol se do drejtojë “Big Brother Fan Club”, Efi Dhedhes reagon për herë të parë

13:42 - 20.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej ditësh në rrjet po qarkullojnë lajme mbi edicionin e tretë të “Big Brother VIP”, ku përflitet se do të drejtohet nga Ledion Liço dhe jo nga Arbana Osmani. Por aludime kanë nisur dhe mbi drejtuesen e “Big Brother Fan Club”, që thuhet se do të drejtohet nga Efi Dhedhes.




Zërat u shtuan më shumë kur ish-banorja e “BBV” përmes një postimi në InstaStory ditë më parë tregoi se së shpejti do të kthehet në ekran.

Megjithatë së fundmi rreth këtyre lajmeve vetë Efi ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka publikuar në InstaStory një foto të një shkrimi ku thuhet “Efi Dhedhes do marrë drejtimin e ‘BBV’”, ndërsa krahas shkrimit ka vendosur një emoj duke u menduar, duke i nxitur akoma më shumë dyshimet e publikut se ajo është moderatorja e këtij emisioni, pavarësisht se më parë Efi ka treguar se dëshiron që të drejtojë një program humori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.