BLUETOOTH

Nga planet për dasmë tek marrëdhënia me Jozefina Topallin, Cindy Marina flet pa “dorashka”: Kemi diskutuar…

09:58 - 21.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja dhe ish-Missi Cindy Marina së fundmi ka folur më shumë rreth jetës së saj, si edhe planet e saj për martesë me partnerin e saj Genard Topalli.




E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, modelja u shpreh se kanë diskutuar e njëri-tjetrin për një dasmë, ndërsa shtoi se do dëshironte diçka private dhe romantike.

“E kemi diskutuar që të martohemi pse jo, por çdo gjë ndodh në momentin e duhur kështu që po presim momentin. Do kisha dëshirë një gjë private dhe një gjë që ai e ndjen nga zemra. Është romantik“- tha Cindy.

Modelja është shprehur më tej se ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen e partnerit të saj Genard Topallin, të cilin e ka bërë publike disa vite më parë. Cindy tha që ndihet shumë mirë me shumë e respektuar nga familja e Genardit.

Marina nuk i shpëtoi as pyetjes se si ndihet ajo kur njerëzit e cilësojnë si nusja e Jozefina Topallit, ndërsa ajo tha që nuk e ka problem këtë gjë pasi ndihet shumë e lumtur që është pjesë e kësaj familje.

“Nuk ndjehem keq, ndjehem shumë e lumtur që jam nusja e djalit të saj dhe që jam pjesë e familjes së tyre. Edhe nëse më përmendin në media për këtë gjë, më përmendin edhe për punët e tjera që kam bërë, më kanë përgëzuar edhe për personin që jam. Jozefina është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka afruar shumë”- tha ajo.

Nga ana tjetër përsa i përket marrëdhënies me kunatën e saj Megi, Cindy tha që është shumë e mirë dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

“Megi si kunatë është perfekte. Ajo është një person që e respektojnë të gjithë dhe unë jam shumë e lumtur që e kam kunatë”- u shpreh modelja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.