Kronikë

E goditën disa herë me thikë pranë shtëpisë së tij, 35-vjeçari përfundon me urgjencë tek “Trauma”

22:39 - 25.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (25 dhjetor) në Fushë Mamurras, ku një 35-vjeçar është qëlluar me thikë pranë banesës së tij.




Sipas raportimeve nga News24, bëhet me dije se i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa Policia e Kurbinit ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes dhe personat që kanë kryer plagosjen.

Kujtojmë se pak më herët u raportua i plagosur një person në Lezhë, si pasojë e një sherri me sende të forta. Edhe ai ka përfunduar te “Trauma” në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.