AKTUALITET

“Situatë e frikshme!”-Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, rrëfehet banori i pallatit: Kisha dy fëmijët në banesë, por nuk ngjitesha dot për shkak të tymit

20:02 - 25.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një prej banorëve të pallatit 12-katësh, që u përfshi nga flakët ditën e sotme për shkak të një vatre zjarri që u krijua në katet e para të ndërtesës, ku ndodhet dhe një qendër tregtare, ka rrëfyer se çfarë ndodhi në godinën ku ai banonte.




Banori shprehet se në momentin që kanë nisur flakët ka qenë në punë, ndërkohë që është lajmëruar nga bashkëshortja. Ai ka treguar se në banesën e tij ndodheshin dy fëmijët dhe vjehrri, por ai nuk mund të ngjitej për shkak të tymit.

Ai shtoi se sapo situata u qetësua arriti që me ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve të nxirrte familjarët e tij.

“Isha në punë, më mori bashkëshortja në telefon e lashë punën dhe arrita atje, ishte mbuluar e gjitha nga tymi. E kishim të pamundur të ngjiteshim lart, kisha dy kalamajtë, vjehrri, nuk ngjiteshim dot as ë as zjarrfikësit. Sa u qetësua pak situata u ngjitëm bashkë me policinë dhe zjarrfikësit sipër dhe nxorëm fëmijët. Ishte gjë e frikshme, u mbulua Lushnja nga tymi”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.