AKTUALITET

Zjarri në Lushnje, flet Kreu i Urgjencës Kombëtare: 40 të shtruar në spital, mes tyre edhe 3 fëmijë. Ja si është gjendja e tyre

18:41 - 25.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një prononcim për mediat ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që ka përfshirë prej disa orësh tashmë, qendrën tregtare “Metropol” në Lushnjë, ku gjithashtu ndodhen edhe disa kate banimi.




Brataj ka treguar se në spital ndodhen 40 persona, mes tyre 3 janë fëmijë. Brataj përjashtoi çdo mundësi rreziku për shëndetin e pacientëve, duke theksuar se kanë pasur probleme me asfiksinë nga tymi dhe asnjë pasojë tjetër.

“Është organizuar urgjenca me repartet e ndryshme në spital. 8 prej pacientëve janë personel zjarrfikës dhe 3 fëmijë, 2 e kanë lënë spitalin, njëri është në observim. Nuk ka djegie, s’ka pasur humbje të koshiencës. Nuk besoj që do ketë pasoja për pacientët në spital, nëse do ketë ekipet janë në gatishmëri. 2 fëmijë të moshës 14 vjeç, ai që ka qenë në ekspozim të tymit është rreth 7 vjeç dhe ndodhet ende në spital, megjithatë nuk ka kode të vështira”, u shpreh Brataj.

Kujtojmë se zjarri fillimisht dyshohet se ka rënë në katin e tretë, i cili shërben si qendër tregtare, në një dyqan që tregton këpucë, e më pas është përhapur në të gjithë qendrën.

Në këtë pallat 12 katesh, u raportua se mungonin edhe shkallët e emergjencës.  Për shkak të ditës festive, qendra ka qenë mjaft e populluar, por për fat të mirë është bërë e mundur evakuimi i qytetarëve dhe stafit që kanë qenë brenda në ambient.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.