AKTUALITET

EMRAT/ Konflikt mes fqinjëve, 30-vjeçari qëllon me armë zjarri bashkëfshatarin në mes të lokalit. Transportohet drejt Traumës i plagosuri

07:47 - 30.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një konflikt mes dy personave është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri në Kurbin dhe plagosjen e njërit prej tyre.




Një konflikt me armë zjarri me pasojë plagosjen e një personi, ka ndodhur një natë më parë në Kurbin.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së premtes në fshatin Mali i Bardhë të Kurbinit, ku shtetasi Admir Shqypi, 30 vjeç ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur bashkëfshatarin e tij, 33-vjeçarin Fatjon Lika.

Autori është futur në lokal të fshatit, duke qëlluar me pistoletë 33-vjeçarin. I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se për çfarë janë zënë dy të rinjtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.