Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë- Thumanë, ku një mjet ka përplasur një burrë së bashku me djalin e tij të mitur.
Sipas informacioneve të policisë, 4-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.