Kronikë

Dhunuan barbarisht tre shqiptarë në Malin e Zi, vihen në pranga pesë autorët, në kërkim dy të tjerët

14:30 - 07.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Hercegnovi të Malit të Zi, autoritetet malazeze kanë vënë në pranga pesë shtetas të dyshuar.




Kujtojmë se një ditë më parë në Hercegnovi, rreth 7 persona dhunuan në mënyrë barbare tre shqiptar.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, përveç pesë të arrestuarve, janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të dyshuar.

Sipas autoriteteve malazeze autorët janë me kombësi malazeze nga Hercegnovi.Më herët, njëri prej shqiptarëve të dhunuar në Malin e Zi, Klodian Meaj nga njësia Postribë në Shkodër ka dhënë një dëshmi në policinë shqiptare.

Shkodrani ka treguar disa detaje më shumë se si ka ndodhur ngjarja duke rrëfyer se kanë patur një flamur shqiptar në pasqyrën e automjetit me të cilin po udhëtonin.

Sipas tij dyshimet kryesore janë se dhunimi ndaj prej shtetasve malazez tashmë të identifikuar ka ardhur për shkak të atij flamuri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.