Kronikë

EMRI/ Baba i dy fëmijëve! Dy automjete përplasen me njëra tjetrën, humb jetën 32-vjeçari shqiptar

18:09 - 07.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në provincën e Mosciano-s në Itali, ku për pasojë ka mbetur viktimë një shtetas shqiptar.




Ky i fundit është identifikuar si Eduart Hoxha, 32-vjeç, baba i dy fëmijëve.

Hoxha është përplasur me automjetin e tij “Fiat” nga një makinë tip “Audi” që drejtohej nga një i ri italian.

Nga përplasja e fortë 32-vjeçari është plagosur rëndë dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, ndërsa shoferi italian ka pësuar dëmtime më të lehta.

Sipas mediave italiane viktima ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte mbaruar turnin e punës në një kompani aty pranë rreth orës 18:00 ditën e djeshme, kur u përplas për vdekje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.