LAJMI I FUNDIT

HISTORIKE/ Ikja e dritave në stadium u sjell fat, klubi modest në pronësi të tifozëve eliminon Vijarealin dhe “peshkon” Barcelonën

21:13 - 08.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raundi i 1/32-ave të Kupës së Mbretit, nuk mund të mbyllej pa një surprizë të madhe, teksa ditën e sotme, skuadra Unionistas de Salamanca, qe militon në kategorinë e tretë në Spanjë, eliminoi Vijarealin me penallti. 




Ndeshja e cila filloi ditën e diel në orën 18:00, nuk mundi të përfundonte po dje, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stadium. 

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, teksa shtesat u luajtën ditën e sotme prej orës 16:30, teksa fati iu buzëqeshi vendasve të Inionistas, të cilët arritën të triumfonin me penallti 7-6. Një kualifikim historik ky për skuadrën që militon në kategorinë e tretë duke shtangur kështu Vijarealin.  

Kjo është hera e parë, që skuadra e Unionistës arrin të kualifikohet për në raundin e 1/16-ave.  

Një klub i rrallë në pronësi të tifozëve, që u formuan pasi UD Salamanca u shkri dhe janë rritur organikisht gjatë 10 viteve të fundit përmes tarifave të anëtarësimit – aktualisht ka 4,500 anëtarë. 

Ditën e sotme, Unionista është njohur edhe me kundërshtarin e raundit të 1/16-ave, teksa goglat e kanë vendosur përballët gjigantëve të Barcelonës. Ky moment është pritur me festë të madhe në radhët e klubit modest.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.