BLUETOOTH

“Është një moment i trishtueshëm”- Gani Gërmia reagon pasi braktisi garën e “BBVK”: Ju premtoj se…

20:40 - 09.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Visar Dërmaku i njohur për publikun si Gani Gërmia, është larguar përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova.




Gazetari dhe humoristi i njohur mori një vendim të tillë pas një video që iu publikua në spektakël, ku i nervozuar tregonte se ishte i  zhgënjyer për mënyrën se si u shfaq në publik.

Pas daljes ai e ka bërë reagimin e parë në profilin e tij në Facebook ku shprehet se largimi i tij ishte një moment i trishtueshëm, por që mban me vete kujtime të bukura.

Reagimi i plotë i Ganisë:

Me një përshëndetje të ndjeshme, dua t’ju falenderoj për çdo emocion dhe përkushtim që më keni ofruar në rrugëtimin tim në Big Brother.

Largimi im është një moment i trishtueshëm, por kujtimet e krijuara dhe emocionet e ndara janë të pakrahasueshme. Ju premtoj se ky nuk është fundi, por një fillim i ri i këtij rrugëtimi.

Faleminderit për çdo fjalë inkurajuese që ka ngrohur zemrën time në momente të vështira dhe për çdo fragment të jetës suaj që kemi ndarë bashkë.

Në fund, ju falenderoj për çdo emocion, çdo përkrahje, dhe për secilin kujtim të bukur që kemi ndarë. Ju lutem të vazhdoni të jeni aq të mrekullueshëm sa keni qenë gjatë këtij udhëtimi.

Shihemi së shpejti me projektet e reja ❤️ Ju dua

Lexo edhe:

Iu shfaq klipi ku ofendonte dhe pinte alkool fshehurazi, banori i “BBVK” i acaruar me produksionin kërkon të largohet nga gara!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.