Kronikë

E rëndë/ Shqiptari vret kunatin në Greqi dhe dorëzohet në polici: Më ka p*rdhunuar vajzën që 9 vite më parë dhe e shantazhonte

08:10 - 10.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë. Një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar, të dy shqiptarë.




Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu – të cilën e kishte në posedim të ligjshëm, ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.

50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij.
Autoritetet policore kanë vazhduar me konfiskimin e armës së gjahut, ndërsa viktimës është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.