BLUETOOTH

E trishtë/ Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re aktori i njohur

12:48 - 10.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i trishtë vjen nga bota e artit, ku aktori Adan Canto  është ndarë nga jeta në moshën 42 vjeçare, pas një beteje me kancerin.




Adan Canto i cili u nda nga jeta në 8 janar, la pas gruan e tij Stephanie Ann Canto dhe dy fëmijët e tyre, Roman Alder, 3,5 vjeç dhe Yves Josephine, 1,5 vjeç.

Kush ishte Adan Canto?

Canto është i njohur për disa paraqitje në projektet e mëdha si Fox, Hulu dhe Netflix. Ai ishte i njohur për rolet e tij në serialin ” Designated Survivor “, i cili shfaqet edhe në Netflix. Ai ishte shfaqur edhe në serialin “ Narcos ”, në “ X-Men ”, ndërsa së fundmi ka marrë pjesë në një rol kryesor në serialin “ The Cleaning Lady ” të Fox/Hulu.

Atje ai luajti gangsterin Armán Morales, i cili rekruton një nënë në organizatën e tij kriminale si pastruese, sepse ajo ishte dëshmitare e një vrasjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.