Kronikë

EMRI/ Afera e Inceneratorëve, GJKKO liron nga burgu Drejtorin e Politikave në Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshi

15:39 - 10.01.24 GSH-al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka liruar nga qelia, Drejtorin e Politikave në Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshi, I cili ishte në arrest për aferën e Inceneratorëve. GJKKO bën me dije se ka pranuar kërkesën e Pëllumb Abeshit, duke shuar ndaj tij masën e arrestit me burg.




“I pandehuri Pëllumb Abeshi më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj tij me vendimin nr. 20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 261, gërma “c” dhe 262 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 31, datë 10.01.2023, vendosi:

  • Pranimin e kërkesës.
  • Shuarjen e masës së sigurimit “Arresti në burg”, caktuar ndaj shtetasit Pëllumb Abeshi me anë të vendimit Nr.20Akti, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Pëllumb Abeshi nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.
  • Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
  • Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit”, thekson GJKKO. 

                                                             

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.