Kronikë

EMRI/ Shpërndante me makinë kanabis në lagje të ndryshme të Shkodrës, arrestohet 22-vjeçari

09:46 - 11.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar në Shkodër, në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’.




Ymer Duli u vu në pranga në bulevardin “Bujar Bishanaku”, teksa lëvizte me një automjet tip “Benz”, për të shpërndarë doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon me intensitet megaoperacioni antidrogë “Tempulli”.

Lëvizte me automjet për të shpërndarë doza cannabisi, në lagje të ndryshme të qytetit, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike, automjeti dhe celulari i të arrestuarit.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, se një shtetas shiste lëndë narkotike cannabis sativa, në doza, në lagje të ndryshme të Shkodrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapën në flagrancë këtë shtetas.

Konkretisht, u vu në pranga shtetasi Y. D., 22 vjeç, banues në Shkodër.

22-vjeçari u arrestua në bulevardin “Bujar Bishanaku”, teksa lëvizte me një automjet tip “Benz”, për të shpërndarë doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.