BLUETOOTH

VIDEO/ “Ajo është fëmijë”- Psikologia Ina Kollçaku: Nuk duhet të quhen k*rva apo pr*stituta vajzat nën 18-vjeç që shkojnë me favore! Merruni me abuzuesit

10:54 - 11.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-konkurrentja e ‘PërPuthen’ Ina Kollçaku, e cila me profesion është psikologe, e ftuar në ‘Ëake Up’ , ka deklaruar se vajzat minorene që shkojnë për favore, nuk duhet që të quhen k*rva apo pr*stituta.




Sipas saj, ky nuk është një term që nuk duhet të përdoret dhe diçka e tillë është e frikshme.

Gjithashtu ajo nënvizoi se vajzat nën moshën 18 janë fëmijë dhe se duhet marrë më abuzuesit e tyre.

“Unë kam një problem me fjalën ‘prostitucion’ për sa i përket vajzave minorene. Do të thoja një fjalë tani po jemi në televizion, po të isha në radio do ta thoja.

Por kam një problem edhe me fjalën që fillon me k… për vajzat minorene, sepse mendoj që nuk është e drejtë dhe nuk është termi i duhur.

Unë mendoj që një vajzë e vogël, çfarë do që të bëj, apo çfarë do eksperimenti që të bëjë, është shumë e frikshme që një njeri ta quaj prostitutë apo çdo ofendim tjetër që shkon apo nuk shkon me lekë.

Ajo është një fëmijë, dhe çdo një njeri që e shtyn apo i bën një propozim të tillë, është duke abuzuar”, tha Kollçaku./ GSH

 

@newsmedia.albania21 #inakollçaku ♬ original sound – newsmedia.albania21


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.