BLUETOOTH

Zbuloni se kur xhelozia fillon të shndërrohet në sëmundje!

18:06 - 11.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E keni ditur se në rastet më të rënda, xhelozia mund të kthehet edhe në sëmundje. Nëse e gjeni veten në një nga shqetësimet e mëposhtme, ju sugjerojmë t’i drejtoheni një psikolog u për ta përballuar me sukses situatën.




Sindroma e Mairet

Kush ka këtë sindromë nuk shqetësohet për pabesinë e partnerit, por trembet në mënyrë obsesive mbi çdo gjë tjetër se mos e braktisin.

Marrëdhënia në çift, për ata që vuajnë nga frika e braktisjes, përjetohet në mënyrë kronike me sfond plot dhimbje, transmeton Telegrafi.

Sindroma e Otellos

Ata që vuajnë nga kjo sindromë kanë bindjen se partneri i tradhton. Nuk ka asnjë rëndësi për të, nëse partneri është në të vërtetë besnik apo jo. Ka bindjen se tradhtia tashmë ka ndodhur.

Asnjë ‘dëshmi pafajësie’ e partnerit nuk ia heq këtë bindje. I kërkon në mënyrë ‘mbytëse’ vazhdimisht partnerit të rrëfejë tradhtinë që ka bërë.

Ndryshe nga dy rastet e mëparshme. Kush vuan nga kjo lloj sindrome, e percepton në mënyrë perfekte situatën e vet.

E kupton se e ekzagjeron, por e ka të pamundur të heqë nga mendja dyshimin e vazhdueshëm të tradhtisë, i cili e shtyn të shndërrohet në një ‘inspektor policie’ në kërkim të provave që vërtetojnë dyshimet që ka.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.