BLUETOOTH

A është s*ksi në takimin e parë arsyeja që jeni ende beqar?

22:15 - 14.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Seksologu, Isiah McKimmie i njohur gjithashu edhe si terapist çiftesh, terapist seksi dhe pedagog shpjegon ‘stilin e lidhjes’ dhe pse teoritë mbi takimet dhe seksin nuk janë universale.




Hulumtimet zbuluan se seksi në takimin e parë nuk ndikoi në mundësinë e vazhdimit të takimit. Marrëdhëniet e suksesshme mund të fillojnë në shumë mënyra.

“Unë njoh shumë çifte që kanë bërë seks në takimin e parë ose të dytë dhe kanë pasur marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtura. Njoh gjithashtu çifte që filluan me diçka të rastësishme së bashku dhe zbuluan se lidhja e tyre u zhvillua ngadalë në diçka më të thellë.”-shprehet Isiah McKimmie.

Një studim i publikuar së fundmi në revistën “Behavioral Sciences” thuhet se është i pari që ka kuptuar lidhjen midis sistemit të aktivizimit të sjelljes së mendjes dhe ndjenjave të dashurisë romantike. Është e rëndësishme që të përfundojmë me dikë që ka të njëjtat vlera si ne.

Ka pasur disa studime që tregojnë se çiftet që presin derisa të martohen për të bërë seks, kanë kënaqësi më të lartë në marrëdhënie. Por, dhe nuk mund ta theksoj mjaftueshëm këtë, këto studime janë kufizuar dhe kritikuar për paragjykime konservatore dhe nuk duhet të ekstrapolohen si universale.

Gjetja e marrëdhënies së duhur mund të marrë kohë, takimi mund të jetë sfidues dhe mund të duhet kohë për të gjetur personin që është i duhuri për ju . Kjo nuk do të thotë se po bëni diçka të gabuar ose se ka diçka që nuk shkon me qasjen tuaj. Mund të mos ketë fare arsye që nuk e keni gjetur ende personin e duhur.

Ai shprehte se nëse do të më paraqiteshit në terapin e tij do t;ju bënte  edhe disa pyetje të tjera që mund të ishin të dobishme për t’u marrë në konsideratë:

  • A ka ndonjë model që vëreni në lidhje me atë që ju tërheq?

 

  • A ka ndonjë model në arsyet e përfundimit të marrëdhënieve tuaja?

 

  • A i keni shumë shpejt shpresat për një të ardhme së bashku?

 

  • A ndiheni të zhgënjyer nëse marrëdhënia nuk përparon pasi keni fjetur së bashku?

 

/burimi: NEW YORK POST


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.