Kryesore

U zgjodh kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Vjosa Osmani uron Talat Xhaferin: Një moment historik për shqiptarët

15:47 - 28.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Talat Xhaferin, i cili sot u zgjodh kryeministri i parë shqiptar i një qeverie teknike, në Maqedoninë e Veriut.




Në një postim në “X”, Osmani shkruan se sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut,.

“Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, shkroi Osmani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.