Kronikë

Policia jep detaje nga dhunimi i të moshuarit në Korçë: E goditi me grushte 72-vjeçari, ishin të dehur

14:16 - 08.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes në Korçë, ku bën me dije se 81-vjeçari që u dërgua në spital me shenja të shumta dhune, ishte goditur nga një 72-vjeçar dhe se të dy kishin qenë në gjendje të dehur.




Blutë e Korçës raportojnë se tashmë 72-vjeçari Gëzim Agollari është vënë në prangat e policisë, ndërsa i dëmtuari Gaqo Pili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

I moshuari raportohet se ka deklaruar në polici se kanë pirë në banesën e 81-vjeçarit dhe më pas janë konfliktuar pa arsye.

“Korçë/Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.15, ku në banesën e tij, u gjet i dëmtuar me sende të forta, një 81-vjeçar.

Policia identifikon, kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, në lidhje me ngjarjen ku në lagjen nr. 15, Korçë, në banesën e tij u gjet i dëmtuar me sende të forta shtetasi G. T., 81 vjeç, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj personit të DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

-G. A., 72 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas ka qenë së bashku me shtetasin G. T., në banesën e këtij të fundit, ku dyshohet se në gjendje të dehur e ka goditur 81-vjeçarin me sende të forta. Shtetasi G. T., vijon të ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje””, njofton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.