Kronikë

Vrau të riun pas sherrit për radhën në market, dënohet me 6.8 vite burg ish-efektivi

15:49 - 08.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka dënuar me 10 vite burg ish-efektivin Arbër Sula, i cili në vitin 2021 ka vrarë pas sherrit për radhën në market, Jurgen Duken.




Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Sula do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Vrasja e 29-vjeçarit Jurgen Duka në një supermarket në Tiranë, duket se vërtetë ka ndodhur “për një fjalë goje”.

Të paktën kështu rezulton edhe nga dëshmia e shokut të tij, Orges Drazhi, që u arrestua  për moskallëzim krimi. Drazhi është shprehur para hetuesve se situata është acaruar pranë kasës së supermarketit fillimisht për radhën e më pas miku i tij i është drejtuar punonjësit të Policisë duke i thënë:

“Nuk më intereson, unë paguaj edhe pijet e tua”. Kjo ka sjell acarimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, efektivit të Policisë së Dibrës, Arbër Sula, i cili e ka kundërshtuar.

Ai e ka qëlluar Jurgen Dukën me armën e punës, megjithëse në atë kohë nuk ishte në shërbim.

Njoftimi:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale A.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje’’, të parashikuar nga neni 76  i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në lokalin “Market Juli”, në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë, si pasojë e një konflikti të çastit, i pandehuri A.S ka vrarë me armë zjarri shtetasin J.D (M).

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tirane, me vendimin nr. 2019, datë 15.09.2023 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit A. S për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij 10 (dhjetë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin A. S me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurise së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

-Nga Prokuroria  pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.S, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e 1//3 të dënimit me burgim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.