Kronikë

EMRI/ Vrasja e 40-vjeçarit në Durrës, arrestohet pas disa orësh autori i krimit

15:26 - 14.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është arrestuar  autori i vrasjes së 40-vjeçarit Halil Koka, Arben (Ilir) Kocilja pas një sherri mes viktimës dhe autorit për vendparkimin e makinës.




Pak orë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga autorin, Arben (Ilir) Kocilja pak metra larg vendit të krimit, teksa ishte fshehur në disa gropa arkeologjike.

Koçilja raportohet se i kishte marrë një borxh viktimës dhe nuk ia kishte kthyer. 35-vjeçari dhe Halil Koka i kanë banesat përballë njëri-tjetrit në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit.

Një nga dëshmitaret tha se autori po e ndiqte me vrap 40-vjeçarin, ndërkohë që viktima pasi ke bërë disa hapa është rrëzuar dhe më pas ka ndërruar jetë pranë koshave.

“Erdhën që këtë nga tatimet me vrap. Ai po e ndiqte me vrap, por unë nuk e pashë. Ai erdhi, u rrëzua dhe ngeli aty te koshat”, tha një dëshmitar për News24, i cili theksoi se “ambulanca dhe policia erdhën në kohë”.

Vrasja ndodhi mesditën e sotme (14 shkurt) në afërsi të shkollës 9 vjecar “Jusuf Puka”, ku Ilir Koçilja qëlloi me thikë Halil Kokën, i cili nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marrë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.