BLUETOOTH

Loredana publikon momentet romantike me futbollistin 22-vjeçar! Urimi për Shën Valentin: Ti meriton më shumë se…

15:00 - 14.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperja e njohur Loredana Zefi ka publikuar disa momente romantike me partnerin e saj, futbollistin 22-vjeçar Karim Adeyemi.




Ajo postoi disa imazhe në ditën e Shën Valentin ku shfaqet krah të dashurit dhe përmbledh disa nga çastet më të ëmbla me futbollistin, ndërsa i bën edhe një dedikim.

“Mendoj se ti meriton më shumë se një këngë për Shën Valentin”, shkruan Loredana,

Ndërsa futbollisti i komentoi: “Dashuria ime e përhershme”.

Loredana konfirmoi lidhjen me Karim vitin e kaluar pas thashethemeve se dyshja ishin së bashku.

Ndësa gjatë një interviste të zhvilluar për mediat gjermane, Loredana ka zbuluar për herë të parë se si është njohur me Adeyemin. Reperja tregoi se futbollisti ka bërë hapin e parë duke i shkruar asaj në rrjetet sociale teksa ajo ndodhej në Dusseldorf.

Ndër të tjera Loredana tha se takimi i parë me të dashurin e saj aktual ka ndodhur kur ajo ndodhej në një hotel në Dortmund. Ajo u shpreh se ishte e uritur dhe se hoteli ku po qëndronte nuk ofronte ushqim ndaj i shkruajti Adeyemit pasi edhe ai ndodhej në të njëjtin qytet.

“Sapo konsumova ushqimin kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë”, tha reperja.

Kujtojmë që nga lidhja me reperin shqiptar, Mozzik, Loredana ka dhe një vajzë Hanën, ndërsa disa ditë më parë në rrjet qarkulluan lajme se se dyshja kanë edhe një fëmijë tjetër së bashku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.