BLUETOOTH

“Sa turp”/ Ledioni i habit të gjithë me deklaratën: Me Heidin jam takuar vetëm 1 herë në dhomën e hotelit, sapo kishe dalë nga dushi…

11:00 - 14.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prezantuesi Ledion Liço ka bërë një deklaratë që linte vend për keqkuptime gjatë moderimit të Big Brother Vip në lidhje me banoren e shtëpisë, Heidi Baci.




Teksa Heidi Baci shkoi në studio pasi ishte në nominim me gazetarin Elvis Myrta, moderatori po e komplimentonte për paraqitjen e saj, pasi konkurrentja ishte veshur si Zhuljeta si pjesë e një sfide nga BBV.

“Heidi ti nuk e di, ne të dy jemi takuar vetëm 1 herë në hotel, ku i natyrisht sapo kishe dalë nga dushi me pizhama”, i drejtohet Ledion Liço, por pa e kuptuar që thënia e tij linte vend për interpretime.

“Po, isha shumë keq”, i përgjigjet banorja e BBV.

Ndërsa moderatori vazhdon prezantimin e emisionit derisa në kufje i komunikohet që duhet të sqarojë deklaratën në lidhje me Heidin, ku u shpreh se e kishte takuar në hotel të sapo dalë nga dushi.

“Si Zhuljeta je një vegim. Lisin e kam takuar në studio dhe se si më duket që e takoj sërish. Për ta sqaruar këtë çështjen e hotelit dhe dushit sepse mund të keqkuptohet. (Heidi qesh)”, thotë ai (I flasin në kufje).

ledion lico

Më pas sqaron se takimi mes tyre në hotel është bërë para hyrjes së Heidit në Big Brother Vip, pasi çdo moderator duhet të flasë me konkurrentët para nisjes së spektaklit.

Ai tregoi se në momentin kur shkoi në hotel, Heidi i doli me pizhama pasi sapo ishte larë, duke shtuar se “Në asnjë rast ne nuk kemi qenë…”

“Uaaa sa turp. Nuk është ajo që mendoni ju. Që ta dini çdo prezantues i vëllait të madh takon konkurrentët në hotel ditë para se të futen më BBV. Qëlloi që Heidi ishte larë në një dhomë tjetër, takimet bëheshin në një dhomë tjetër. Në asnjë rast ne nuk kemi qenë”, përfundon Ledion Liço, teksa në sallë shpërthejnë të qeshurat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.