Kronikë

EMRI/ Aksidenti i rëndë me 4 të plagosur, humb jetën i moshuari

18:01 - 19.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një nga të plagosurit e aksidentit të sotëm në Burrel.




Sipas News24 74-vjeçari Veli Bunga nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e automjetit tip Benz që drejtohej nga 28-vjeçari Ylber Xhepavdija.

Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbesa e 74 vjeçarit si dhe shoferi i mjeteve të Bashkisë Përparim Nikaj.

I plagosuri tjetër Xhelal Kola, mësohet se ndodhet në spitalin e Burrelit.

Ndërkohë, banorë të zonës ku ka ndodhur aksidenti kanë pohuar se i riu ka bërë lëvizje me shpejtësi shumë herë para se të kishte përplasjen fatale me katër personat që ndodheshin në trotuar, por që nuk është ndaluar nga policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.