Kronikë

Plagosi me thikë bashkëshorten e vëllait, arrestohet 69-vjeçari. Detajet mbi ngjarjen

13:58 - 19.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka vënë në pranga një 69-vjeçar në Dimal, i cili mesditën e sotme ka goditur me thikë bashkëshorten e vëllait.




Sipas policisë, 69-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Dëmtoi me mjet prerës (thikë), në rrugë, bashkëshorten e vëllait, Policia kap dhe ndalon menjëherë autorin e dyshuar (shtetas me probleme mendore).

Sekuestrohet mjeti prerës.

Sapo janë njoftuar se mesditën e sotme, në një rrugë të fshatit Drenovicë, një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e vëllait të tij, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.

Menjëherë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. (M). O., 69 vjeç (shtetas me probleme mendore), i cili kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasen L. O., 60 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.