Kronikë

Tiranë/ Kërcënoi të vëllanë dhe kunatën se do t’i vriste me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari

09:04 - 20.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 46-vjeçar, i cili dhunoi të vëllanë dhe kunatën, si edhe i kërcënoi se do t’i vriste me armë është arrestuar nga policia




Në pranga ka rënë 46-vjeçari me iniciale  F. H., banues në Tiranë. Pasditen e djeshme, ai ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me sëpatë në rrugën “Mark Bajraktari”.

 

Njoftimi i policisë:

 

Tiranë/ Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje kriminale në familje.

Kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçar që kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kanoste ata se do t’i vriste, me mjet prerës (sëpatë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mark Bajraktari”, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe po i kanoste ato me sëpatë, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë F. H., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.

Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.