Kryesore

Mos harroni çadrat! Moti për fundjavën: Rikthehen reshjet e dëborës

08:48 - 24.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendi ynë gjatë kësaj fundjave do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike. Gjatë ditës së shtunë, reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.reshje-1




Ndërsa në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit reshjet parashikohen me intenistet mesatar e lokalisht të lartë në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e Diel reshjet do të ulin intensitetin, por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në një pjesë të madhe të territorit në formën e shtrëngatave të karakterit lokal prej orëve të para të mëngjesit. Në veriperëndim reshjet parashikohen me intenistet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta.

Reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.

Parashkimi i motit nga SHMU:

Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni I Islandës do të bëjnë që vendi ynë këtë fundjavë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë I vranët por nuk do të mungojnë as intervale të herëpasherëshme kthjellimi.

 

Ditën e Shtunë reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit reshjet parashikohen me intenistet mesatar e lokalisht të lartë në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e Diel reshjet do të ulin intensitetin, por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në një pjesë të madhe të territorit në formën e shtrëngatave të karakterit lokal prej orëve të para të mëngjesit. Në veriperëndim reshjet parashikohen me intenistet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta.

Reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.

Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi I erës me drejtim nga kuadrati I jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëeuar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.