Kosova

E rëndë/ Gjendet i vdekur në qeli i burgosuri në Kosovë, ja dyshimet e para

11:22 - 26.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në burgun e Prishtinës, ka ndërruar jetë një i burgosur.  Lajmin e ka bërë me dije Shërbimi Korrektues i Kosovës




“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”, thuhet në njoftim.

Më tej, Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se organet kompetente po zhvillojnë procedurat ligjore, teksa autopsia do të dalë në përfundime për shkakun e vdekjes


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.