Kryesore

Dita nis me diell dhe rriten ndjeshëm temperaturat, por pasdite rikthehen vranësirat/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

07:18 - 27.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Territori shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit.




Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri mëngjesin e së mërkurës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 °C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 21 °C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe Jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.