Kronikë

E dhunonte dhe kërcënonte, shqiptarja denoncon të polici të birin. Arrestohet 31-vjeçari

12:50 - 05.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua shqiptare ka denoncuar në policinë greke se i biri e dhunonte dhe kërcënonte.




Sipas mediave greke, 58-vjeçarja është shprehur se djali i saj, 31-vjeç, paraditen e së hënës djali e ka kërcënuar dhe sharë.

Sipas saj, kjo situatë ka vijuar edhe pasditen e së njëjtës ditë, por kësaj radhe i biri mësohet se i ka hedhur edhe një send në kokë, duke e plagosur lehtë.

“Në mbrëmje, nëna në pamundësi për të përballuar këtë situatë, shkoi tek autoritetet dhe e denoncoi”, raportojnë mediat grek.

Pas denoncimit, policia ka vënë në kërkim 31-vjeçarin, i cili ka rezultuar personazh i njohur për autoritetet dhe e kanë arrestuar pak kohë më pas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.