AKTUALITET

“Po na dëmtohen varrezat nga aksi i ri!”- Banorët e Trepçës në protestë për rrugën Herebel-Peshkopi: Fëmijët nuk po shkojnë dot në shkollë

11:44 - 05.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e fshatit Trepçës në Bashkinë e Dibrës kanë dalë këtë të Martën në protestë në kantierin e ndërtimit të rrugës Herebel-Peshkopi, i cili është segmenti i fundit i rrugës së Arbrit.




Banorët kërkojnë që t’ju rikthehet rruga e fshatit siç ka qenë si dhe të mos vijojë dëmtimi i varrezave të fshatit. Sipas banorëve, firma e ka ndërtuar gjurmën e re të rrugës përmes varrezave ku ka dëmtuar më shumë se 20 varre. Ata thonë se 40 fëmijë nuk kanë mundur dot të shkojnë në shkollë sot për shkak se nuk kanë rrugë nga të kalojnë. Gjithashtu, ata kërkojnë që të njihen me projektin pasi sipas tyre rruga është ndërtuar në tjetër vend nga ku ishte parashikuar në projektin fillestar.

Banorët paralajmërojnë vijim e protestës së tyre deri në zgjidhjen e kërkesave që kanë ndaj firmës zbatuese të projektit të ndërtimit të kësaj rruge. Rruga Herebel-Peshkopi me një gjatësi prej 10 kilometrash po ndërtohet me financimin e qeverisë shqiptare me një fond prej rreth 12 milionë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.